Maqedoni, ambasadorët e Gjermanisë dhe Holandës: Pajtimi arrihet me përgjegjësi, jo me amnisti

Ambasadorët e Gjermanisë dhe Holandës, Tomas Gerberih dhe Vauter Plomp janë decid se pajtimi nuk nënkupton edhe jo-ndëshkueshmëri të veprave penale pasi që kryerësit patjetër duhet që të marrin përgjegjësi, duke e komentuar azilin e ish kryeministrit Nikolla Gruevski dhe propozim-ligjin për amnisti për ngjarjet e dhunshme të 27 prillit të vitit të kaluar në Kuvendin e Maqedonisë, njofton Portalb.mk.

“Në lidhje me kërkesën për azil të Nikolla Gruevski, nuk do të përzihemi në punën e sistemit të pavarur gjyqësor, por jam i sigurt për një punë se pajtimi i shoqërisë si tërësi, mundet thjeshtë të arrihet nëse njerëzit që kanë kryer vepra penale e marrin përgjegjësinë për të njëjtën”, theksoi Gerberih, në promovimin e projektit “Përforcimi i sistemit ndëshkues-korrektues dhe shërbimit të provës”.

Nga ana tjetër, ambasadori holandez Plomp, në lidhje me pajtimin ka theksuar se ajo nuk nënkupton jo-ndëshkueshmëri, duke i përkrahur qëndrimet e ambasadorit gjerman.

“Holanda disa herë e ka theksuar rëndësinë e sundimit të së drejtës jo vetëm për plotësimin e kritereve për anëtarësim në Union, por edhe për përmirësimin e standardit jetësor në Maqedoni. Në lidhje me nevojën për pajtim, patjetër duhet të përsëris se kjo nuk nënkupton jo-ndëshkueshmëri, unë plotësisht i përkrah qëndrimet e kolegut tim gjerman”, tha Plomp.

Ai përsëriti se Holanda e përkrahë Maqedoninë në reformat të cilat nuk janë të lehta dhe mu për atë Holanda është këtu që t’i ndihmojë vendit si partner.

Ndryshe tema e amnistisë për ngjarjet e 27 prillit është hapur që kur u votuan ndryshimet kushtetuese. Kryeministri Zoran Zaev, ka theksuar se nuk përjashton mundësinë për amnisti, ndërkaq opozitarja VMRO-DPMNE, edhe zyrtarisht ka propozuar-ligj që të gjithë të përfshirët në rastin e 27 prillit të lirohen nga burgu dhe përndjekja. Megjithatë, Qeveria e ka refuzuar këtë propozim.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button