Raport: Janë bërë 27 reforma në administratën publike, 37 janë në rrjedhë, ndërsa 9 vonojnë

Në seancën e Këshillit për Reforma në Administratën Publike të Qeverisë, është miratuar raporti gjysëmvjetor që tregon se 27 aktivitete janë zbatuar plotësisht, te 36 aktivitete zbatimi është në rrjedhë, ndërsa për nëntë aktivitetet e mbetura është duke u vonuar me implementimin, transmeton Portalb.mk.

Ministri për Shoqëri Informative dhe Administratë, Damjan Mançevski paralajmëroi se në periudhën e ardhshme do të rritet dinamika e zbatimit të aktiviteteve, ndërsa raporti vjetor do të përmbajë rezultate konkrete.

reforma administracija

Seancën e Këshillit e kryesoi kryeministri Zoran Zaev i cili theksoi rëndësinë e procesit për reforma në administratën publike, duke theksuar se është parashikuar rritje e rrogave e të punësuarve në administratën publike.

“Nevojitet fokus i qartë për atë se nga do të lëvizin reformat, çka është qëllimi, gjegjësisht çfarë do të ndodhë në administratën publike në periudhën e ardhshme, ndërsa më e rëndësishme është që edhe qytetarët të njoftohen me detaje për këtë proces. Reformat në administratën publike duhet të zbatohen në mënyrë të guximshme me qëllim që të kemi administratë më produktive dhe më efikase për të gjithë qytetarët”, theksoi kryeministri Zoran Zaev.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button