Osmani: Unifikimi i alfabetit paraqet unifikim letrar, kulturor dhe intelektual të Shqiptarëve

Me rastin e shënimit të 22 Nëntorit – Ditës së Alfabetit të gjuhës Shqipe dhe 110 vjetorit të Kongresit të Manastirit, zëvendëskryeministri i për Çështje Evropiane, Bujar Osmani, duke e theksuar rëndësinë e kësaj feste, sipas tij kjo ditë, paraqet pikë historike të unifikimit letrar, intelektual, kulturor por edhe etnik të gjithë shqiptarëve. Ai njoftoi se në nderë të festave të nëntorit SÇE është angazhuar për organizimin e disa ngjarjeve kulturore në Shkup, njofton Portalb.mk.

“Për Ditën e Alfabetit të gjuhës Shqipe dhe 110 Vjetorin e Kongresit të Manastirit, nën moton: “Për ne dielli lind në perëndim” kemi përgatitur organizim të më shumë ngjarjeve, në Shkup dhe Manastir, të cilat do të kurorëzohen në koncerte të violinës të gjigantit artistik Shkëlzen Doli , me Filarmoninë e Maqedonisë, nën dirigjimin e Mihael Macijashçik nga Polonia, që do të mbahet në hapësirat e Filarmonisë së Maqedonisë, të enjten më 22 Nëntor me fillim në ora 19.”- Theksoi Osmani.

Siç njoftojnë nga SÇE, në kuadër të shënimit të ditës së Alfabetit të gjuhës Shqipe dhe 110 vjetorin e Kongresit të Manastirit është paraparë të ketë më shumë ngjarje në Shkup dhe Manastir, siç është Paneli në kuadër të Muzeut – Shtëpisë së Alfabetit Shqip në Manastir, pas çka do të vijojë edhe Konferenca Shkencore në hotelin Epinal, si dhe promovimi i më shumë librave dhe veprave hulumtuese shkencore, nga sot zyrtarisht do të hapet web faqja www.110vjetalfabet.mk, në të cilën do të vendosen të gjitha faktet interesante historike për unifikimin e alfabetit, për Kongresin e Manastirit, por edhe përmbajtjen artistike.

Osmani njoftoi se dita e mbajtjes së Kongresit të Manastirit – 22 Nëntori, si Ditë e Alfabetit të Gjuhës Shqipe, paraqet festë dhe ditë jo pune për shqiptarët e Maqedonisë, e gjithashtu ditë të rëndësishme edhe për të gjithë qytetarët tjerë në vend, duke konfirmuar vendin në kontekst historik si djep botëror të arsimit.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button