Policia në Australi parandaloi një “sulm terrorist”

Policia në Australi tha se ka arrestuar tre persona që po bënin komplot për të kryer sulm terrorist në Melburn.

Grupi ka pkanifikuar të përdorë pushkë gjysmë-automatike për të vrarë sa më shumë njerëz në një vend të populluar, thanë autoritetet, transmeton REL.

Të dyshuarit – 21, 26 dhe 30 vjeç – thuhet se janë frymëzuar nga grupi militant Shteti Islamik.

Kryekomisionari i policisë australiane, Graham Ashton, tha se nuk ka kërcënim për publikun.

Ashton tha se të dyshuarit nuk e kanë vendosur shënjestrën për sulmin, porse planifikimi i tyre është “përshkallëzuar” në ditët e fundit.

Më 9 nëntor, Shteti Islamik ka marrë përgjegjësinë për një sulm me thikë në Melburn, ku ka mbetur i vrarë një person dhe të plagosur dy të tjerë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button