Maqedonia notë proteste ndaj Hungarisë, ka kërkuar ekstradimin e ish-kryeministrit Gruevski

Ministria e Punëve të Jashtme e Maqedonisë ka thirrur në takim ambasadorin hungarez, Laszlo Istvan Dux, mbi informacionet e fundit në lidhje me arratisjen e ish-kryeministrin maqedonas Nikolla Gruevski dhe kërkesën e tij për azil në Hungari, transmeton Anadolu Agency (AA).

Ministria e Punëve të Jashtme e Maqedonisë njofton se ambasadori hungarez është thirrur në takim me sekretarin maqedonas shtetëror, Viktor Dimovski, ndërsa qëllimi i takimit ishte dorëzimi i një note proteste nga ana maqedonase në anën hungareze.

“Dimovski ka shprehur shpresë se Hungaria në këtë rast do të veprojë në frymën e marrëdhënieve të mira bilaterale, në vlerat dhe parimet evropiane që lidhen me sundimin e ligjit dhe në këtë kontekst, pa vonesë do të refuzojë kërkesën për marrjen e statusit të azilit të të dunuarit dhe të arratirusirt nga drejtësia, Nikolla Gruevski, si dhe të njëjtin do t’ia dorëzojë Maqedonisë për ekzekutimin e dënimit me burg, si dhe për vazhdimin dhe kompletimin e procedurave të tjera ligjore kundër tij”, thotë Ministria e Punëve të Jashtme.

Kujtojmë se ish-kryeministri i Maqedonisë, Nikolla Gruevski, i cili u dënua me dy vjet burg e që duhej të vuante dënimin, në profilin e tij në Facebook shkroi se ndodhet në Budapest dhe se ka kërkuar azil politik nga autoritetet hungareze.

Për Gruevskin të hënën e kaluar u lëshua flet arrest nacional për ta dërguar në vuajtje të dënimit me burg prej dy vitesh për rastin “Tanku” lidhur me furnizimin e automjetit luksoz “Mercedes” në vlerë prej 570 mijë euro, ndërsa një ditë më vonë, pas njoftimit të tij në Facebook se ndodhet në Budapest, Maqedonia lëshoi flet arrest ndërkombëtar ndaj tij.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button