Hungari, kërkesa për azil e Gruevskit në procedurë e sipër

Kërkesa e Gruevskit për azil është në procedurë e sipër, kështu njoftojnë nga Kabineti i kryeministrit të Hungarisë, Viktor Orban, transmeton Alsat M.

Në ndërkohë që nuk bëjnë të ditur nëse Gruevski akoma është në Hungari apo ka marrë rrugën drejtë ndonjë vendi tjetër.

Ndryshe, sot bëhen disa ditë që kur ish kryeministri dhe ish lideri i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski u paraqit në rrjetin social fejsbuk se e ka lëshuar Maqedoninë për shkak të kërcënimeve dhe ka kërkuar azil politik në HungariNjoftimi i Gruevskit erdhi pasi që MPB-ja lëshoi fletë-arrest. Përplasje ka mes shteteve se kush e ka ndihmuar Gruevskin për t’u arratisur në Hungari. Reagime të shumta ka pasur në opinion e Maqedonisë dhe Hungarisë, por edhe nga faktori ndërkombëtar. Shkuarja e Gruevskit në Budapest ka ardhur pas njoftimit të Gjykatës në Maqedoni që i njëjti të paraqitet në Burgun e Shuto Orizares për ta vuajtur dënimin me burg prej dy vjetësh në rastin “Tank” të prokurorisë Speciale Publike për furnizimin e mercedesit e vlerë pre rreth 600.000 euro.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button