Aksident i rëndë në Formula 3, pilotja gjermane theu shtyllën kurrizore

Pilotja e re gjermane Sophia Florsche përjetoi një aksident të dhimbshëm në garën e sotme të Formula 3 e cila u mbajt në qytetin Macao, raporton Anadolu Agency (AA).

Aksidenti ndodhi në pistën Guia e cila shtrihet përgjatë rrugëve të qytetit Macao.

Në xhiron e 4 të garës për Çmimin e Madh të Macaos, pilotja 17-vjeçare Florsch me një shpejtësi të lartë hyri në një kthesë të madhe me ç’rast preku bolidin tjetër dhe fluturoi mbi gardhin mbrojtës dhe u përplas në platformën pranë pistës.

Me rastin e fluturimit të bolidit të skuadrës Van Amersfort u lëndua edhe pilotja e ekipit TOMS Shpo Tsuboi e cila ishte në kthesë.

Federata Ndërkombëtare e Automotos (FIA) njoftoi se janë lënduar edhe dy fotoreporterë dhe një kujdestar që ishin pranë pistës.

Florsch, pilotja gjermane me plagë të rënda u transportua në spital.

Sipas informatave paraprake, ajo është në vetëdije dhe ka thyer shtyllën kurrizore.

Tifozët i gëzoi mesazhi i saj në Twitter ku u falënderua për mbështetjen dhe tha se ndihet mirë. Ajo njoftoi se nesër do t’i nënshtrohet një ndërhyrje kirurgjikale.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button