Buxheti 2019: Zhbllokimi i projekteve kapitale, rritje e PVB-së deri 3,2 për qind (VIDEO)

Rritja prej 3.2 për qind e prodhimit vendor bruto (PVB) në vitin 2019, do të realizohet me siguri të madhe, pasi që sipas zëvendëskryeministrit për Çështje Ekonomike, Koço Angjushev është zhbllokuar procesi i realizimit të shumë projekteve infrastrukturore, transmeton Portalb.mk.

“Pas rezultateve të ulëta të PVB-së, rritja e realizueshme prej 3,2 për qind në kuartalin e dytë, në kuartalin e tretë dhe të katërt të vitit, presim numra të mirë dhe konsiderojmë se PVB-ja në vitin 2019 me siguri do të realizohet, sepse janë zhbllokuar projektet kyçe për autostradat, dhe instensivisht punohet në rrugët ekspresë, kurse është zhbllokuar edhe ndërtimi i hekurudhës në Korridorin 8”, tha Angjushev.

Në konferencën për media ku e prezantoi programin ekonomik të Buxhetit 2019, Angjushev shprehu pritshmëri se do të ketë rrite të investimeve bruto prej 4,2 për qind, ku 26,2 miliardë denarë do të jenë për investime kapitale, prej të cilave 5,2 miliardë denarë do të shkojnë në infrastrukturë rrugore dhe herkurudhore.

Ai theksoi se do të ketë edhe buxhet më të madh prej 80 për qind për gazifikimin, ku 3,3 miliardë denarë do të shpenzohen për zhvillim rural, kurse 475 milionë denarë për investime kapitale për infrastrukturë të zonave teknologjike – industriale.

Ligji i ri i energjetikës – rritje e ekonomisë

Zëvendëskryeministri për Çështje Ekonomike, Koço Angjushev ka shprehur pritshmëri të mëdha të rritjes ekonomike edhe nëpërmjet ligjit të ri për energjetikë, pasi që sipas tij, me të krijohen kushte për rezultate pozitive në realizimin e investimeve të përqendruara në energjinë e ripërtëritshme.

LEXO: Ligji i ri për energjetikë: Subvencione dhe tarifë Premium për investitorët e energjisë së ripërtëritshme

LEXO: Buxheti 2019: Rritje të rrogave për punonjësit në shëndetësi, Armatë, administratë publike dhe çerdhe

Rritje e pagave prej 10 për qind për mjekët specializant, dhe për 5 për qind për punonjësit shëndetësor, çerdhe, administratë publike dhe në Armatën e Maqedonisë, parashihen të ndodhin në periudhën kohore janar – shtator 2019, me buxhetin e vitit 2019. Propozim – buxheti i vitit 2019 do të kushtojë 3.7 miliardë euro.

Janë ndarë mjete edhe për programe me të cilin parashihet ulja e ndotjes së ajrit dhe rritja e fuqisë punëtore.

LEXO: Buxheti i ri ka 813.000 euro për shpronësime për gazifikim në seksionin Gostivar – Kërçovë
LEXO: Qeveria e uli tatimin e ngrohjes qendrore nga 18 në 5 për qind, pritet ulje e ndotjes së ajrit
LEXO: Buxheti 2019, Qeveria do të angazhojë këshilltarë gjermanë për të rritur fuqinë punëtore

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button