Italia për ringritjen dhe prestigj ndaj Portugalisë, Serbi-Mali i Zi për kreun e grupit

Nga “San Siro” në “San Siro”. Një vit më parë në stadiumin milanez Italia pati ndoshta zhënjimin më të madh në historinë e saj, pasi barazoi me Suedinë dhe mbeti jashtë Botërorit të Rusisë. Një vit më pas, “të kaltrit” do të rikthehen në stadiumin legjendar të Milanos, për t’u përballur me Portugalinë, njofton Supersport.al.

Italianët kanë akoma shpresa për vendin e parë në grup, që do të thotë kalim për në gjysmëfinalet e Ligës A, por, gjithsesi, kjo do të varet më së shumti nga “luzitanët”, të cilët, përveçse me skuadrën e Mancinit, do të kenë edhe një sfidë tjetër për të luajtur në shtëpi përballë Polonisë. Kampionët e Europës po kalojnë një moment pozitiv, pasi kanë 3 fitore radhazi, ku përveç dy takimeve në Nations League, mposhtën edhe rivalin e Shqipërisë në grup, Skocinë, me rezultatin 1-3 në miqësore. Për të mos u harruar është fakti se portugezët, kanë zhvilluar një lojë mjaft të kënaqshme, megjithëse kanë luajtur pa “yllin” e tyre, Cristiano Ronaldon.

Nga ana tjetër, edhe italianët vijnë pas një fitoreje mjaft të rëndësishme kundër Polonisë, me golin e Biraghit në minutën e fundit. Por, mbi të gjitha, 4 herë kampionët e Botës luajtën një nga ndeshjet më të mira të viteve të fundit, duke krijuar shumë raste për shënim dhe, gjithashtu, duke mos pësuar gol.
Deri më tani, janë shitur 70.000 bileta, e madje mundësitë janë të larta që stadiumi të jetë i mbushur plot për këtë supersfidë. Italia dëshiron të rikthehet, pikërisht aty ku zhgënjeu një vit më parë, ndërkohë Portugalia kërkon të vërtetojë se edhe pa CR7 ka shumë vlera.

Një sfidë mjaft interesante do të jetë edhe ajo mes Serbisë dhe Malit të Zi, për kreun e grupit 4 në Ligën C. Aktualisht, serbët kryesojnë me 8 pikë, ndërkohë që fqinjët e tyre i ndjekin me 1 pikë më pak. Në ndeshjen e parë të zhvilluar në Podgoricë Serbia fitoi me rezultatin 0-2, me një dygolësh të sulmuesit të Fulhamit, Aleksandar Mitrovic. Gjithsesi, në Beograd malazezët do të luajnë shanset e tyre pavarësisht se nuk janë favoritë. Në rast të një suksesi, do të ishin vetëm një hap larg kalimit për në gjysmëfinale. Në futboll, asgjë nuk është e pamundur. Ky takim do të luhet këtë të shtunë, në orën 15:00.

Një tjetër ndeshje me rivalitet do të jetë edhe Turqi-Suedi. Me Rusinë që i mjafton vetëm barazimi për të kaluar në Ligën A dhe në gjysmëfinalet e Ligës B, në këtë sfidë do të vendoset se kush do të bjerë në Ligën C. Në Stockholm, pavarësisht se nordikët po kryesonin 2-1, rezultati u përmbys 2-3 nga turqit, me 2 gola të Akbaba në minutat 88’ dhe 92’. Gjithsesi, suedezët gjithmonë kanë qenë një ekip i fortë dhe mjaft problematik për kundërshtarët, e të njëjtën gjë pritet të tregojnë edhe në Konya. Edhe përballja midis Suedisë dhe Turqisë do të zhvillohet këtë të shtunë, në orën 18:00.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button