Cili është reagimi i Beogradit zyrtar për rastin e të ikurit Gruevski?

Pjesa më e madhe e mediave në Serbi sot i transmetojnë informatat e ministrive të punëve të brendshme të Shqipërisë dhe Malit të Zi se ish kryeministri maqedonas Nikolla Gruevski ka ikur nga Maqedonia nëpërmjet Shqipërisë dhe Malit të Zi me automjet të ambasadës së Hungarisë në Tiranë dhe atë dy ditë para se të shpallet urdhër arresti për të, shkruan Meta, njofton Portalb.mk.

Mirëpo pushteti serb ende nuk është prononcuar për “Rastin Gruevski”.

Ministria e punëve të brendshme e Serbisë për televizionin rajonal “H1” paraprakisht ka sqaruar se Gruevski nuk ka pasaportë serbe, e as shtetësi. Por, përgjigje në pyetjen nëse Gruevski gjatë udhëtimit për në Hungari ka kaluar edhe në territorin e Serbisë ende nuk ka.

Gazeta pro-qeveritare serbe “Politika” publikoi tekst të nënshkruar nga redaksia në të cilin, pa përmendur burime, ka paraqitur më shumë pohime për arratisjen e Gruevskit, ndër të cilat edhe të pavërtetën se Gruevski ka fluturuar prej Tirane për në Budapest. Mirëpo policia shqiptare dje deklaroi se Gruevski të dielën, dy ditë para shpalljes së urdhër arrestit ndërkombëtar kundër tij, është larguar nga Shqipëria në kalimin kufitar “Hani i Hotit” në drejtim të Malit të Zi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button