Mali i Zi, hiqet një bombë e Luftës së Dytë Botërore

Një bombë me peshë rreth 1.000 kilogramë nga Lufta e Dytë Botërore u hoq sot nga vendi i ndërtimit të autostradës, pranë Kolashinës në Mal të Zi, raporton Anadolu Agency (AA).

Bombën e kanë gjetur punëtorët e kompanisë kineze CRBC, e cila ndërton autostradën. Bomba është gjetur gjatë realizimit të punimeve në lokalitetin Jabuka tek vendi Tara II, ndërsa është larguar në lokacion të sigurtë ku do të priten kushte të përshtatshme për shkatërrimin e saj.

“Bombën e hoqën nëpunësit e Drejtorisë për situata të jashtëzakonshme të MPB-së, me shoqërim të policisë, në pajtim me procedurat standarde operative”, bëhet e ditur nga Ministria e Punëve të Brendshme e Malit të Zi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button