Zaev është i shqetësuar për shumicën parlamentare për ndryshimet kushtetuese

Kryeministri Zoran Zaev sot tha se arratisja e Nikolla Gruevskit nuk është e lidhur me votimin në parlament për fillimin e ndryshimeve të Kushtetutës që dalin nga Marrëveshja e Prespës, por në të njëjtën kohë, tha se është i shqetësuar për të shumicën parlamentare, njofton Portalb.mk.

“Për mua prioriteti i parë është procesi politik në Parlament, sepse me këtë sigurojmë të ardhmen në NATO dhe BE. Jo se gjithçka tjetër nuk është me  rëndësi, por se ato kushtëzohen nga suksesi i kësaj. Besoj në kapacitetin parlamentar të deputetëve. Unë shpresoj se numrat do të rriten, por e ndaj ndjenjën se jam i frikësuar për numrat, për shkak se nuk mund të parandalojmë drejtësinë në vend, procedurat e sistemeve gjyqësore, mënyra veprojnë ato kanë reflektim mbi rastet. Deputetët kanë një vendim historik që do të konfirmohet në këtë proces, deri në miratimin e amendamenteve kushtetuese” – u përgjigj Zaev një konstatimi gazetaresk se mediat kanë shkruar për mundësinë e arratisjes së Gruevskit, nëse parlamenti voton për të filluar ndryshimet kushtetuese.

Por shtoi se arratisja e Nikolla Gruevskit nuk është e lidhur me votimin në Parlament dhe me procesin më të rëndësishëm politik që po zhvillohet në këtë moment.

“Pse nuk ka lidhje? Për shkak se Gruevski do të votonte personalisht dhe nuk do t’i vendoste kolegët deputetë në bankën e të dënuar. E dyta është se, ka ndikim post festum, sepse unë nuk e di nëse shumica parlamentare në këto rrethana edhe do të mbahet. Për shkak se ai me gjasë i tradhtoi ish shokët e tij, bashkëpunëtorë. Ai e bëri atë në mënyrën më çnjerëzore dhe pasojat ende ndjehen” – tha Zaev.

LEXO: Ish kryeministri “modest” Gruevski, në vitin 2012 bënte pushimin luksoz në ishujt Sejshelle (VIDEO)

LEXO: Karikaturë, Gruevski në Hungari: Kam vjedhur, mashtruar, gënjyer – a do të më jepni azil?

LEXO: Pse Nikolla Gruevski zgjodhi të ikë pikërisht te Viktor Orbani?

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button