Gruevski kishte zbrazur llogaritë bankare që në shtator

Ish kryeministri i Maqedonisë Nikolla Gruevski që në shtator, kishte tërhequr të gjitha paratë që kishte në llogaritë e tij.

Bëhet fjalë për periudhën kur mbajti një konferencë për shtyp në Kuvend dhe akuzonte pushtetin duke thënë se është viktimë e persekutimit politik. Ishte pikërisht periudha kur Gjykata e Apelit po diskutonte ankesat e tij dhe kur pritej të merrej vendim përfundimtar nëse ai do të shkonë në burg ose jo.

Edhe pse këto informacione janë jo zyrtare, Prokuroria Speciale Publike konfirmoi se nuk ka mundësi që të ngrijë llogaritë bankare të Gruevskit për shkak se aktualisht nuk ka para dhe pronë në emër të tij, ndërsa llogaritë e tij bankare janë zero, shkruan “Nezavisen”.

Ndryshe, sot bëhen katër ditë që kur ish kryeministri dhe ish lideri i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski u paraqit në rrjetin social fejsbuk se e ka lëshuar Maqedoninë për shkak të kërcënimeve dhe ka kërkuar azil politik në HungariNjoftimi i Gruevskit erdhi pasi që MPB-ja lëshoi fletë-arrest. Përplasje ka mes shteteve se kush e ka ndihmuar Gruevskin për t’u arratisur në Hungari. Reagime të shumta ka pasur në opinion e Maqedonisë dhe Hungarisë, por edhe nga faktori ndërkombëtar. Shkuarja e Gruevskit në Budapest ka ardhur pas njoftimit të Gjykatës në Maqedoni që i njëjti të paraqitet në Burgun e Shuto Orizares për ta vuajtur dënimin me burg prej dy vjetësh në rastin “Tank” të prokurorisë Speciale Publike për furnizimin e mercedesit e vlerë pre rreth 600.000 euro.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button