Arratisjen e Nikolla Gruevskit e komentoi edhe eurokomisari Johanes Han

Eurokomisari për Zgjerim, Johanes Han për herë të parë u shpreh në lidhje me arratisjen e ish-kryeministrit të Maqedonisë Nikolla Gruevski në Twitter duke porositur se e sundimi i së drejtës është një nga kriteret themelore për hyrje të Maqedonisë në Bashkimin Evropian, transmeton Portalb.mk.

“Sundimi i fortë i së drejtës është një ndër kriteret bazë për hyrje në BE. Pas disa vitesh ngecje, Maqedonia bëri zhvillim të mirë në këtë fushë, duke përfshirë edhe të drejtën penale. Të gjitha vendet anëtare të BE-së dhe fqinjët duhet ta përkrahin këtë proces. Bëhet fjalë për kredibilitetin e Evropës”, shkruan Han.

Përndryshe, sot bëhen katër ditë që kur ish kryeministri dhe ish lideri i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski u paraqit në rrjetin social fejsbuk se e ka lëshuar Maqedoninë për shkak të kërcënimeve dhe ka kërkuar azil politik në Hungari. Deri sa e ka shkruar njoftimin, ai ka njoftuar se është në Budapest. Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë e ka verifikuar IP adresën e tij, dhe ka njoftuar se Gruevski është në Hungari. Njoftimi i Gruevskit erdhi pasi që MPB-ja lëshoi fletë-arrest. Shkuarja e Gruevskit në Budapest ka ardhur pas njoftimin të Gjykatës në Maqedoni që i njëjti të paraqitet në Burgun e Shuto Orizares për ta vuajtur dënimin me burg prej dy vjetësh në rastin “Tank” të prokurorisë Speciale Publike për furnizimin e mercedesit e vlerë pre rreth 600.000 euro.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button