Haradinaj: Kosova të kthehet në model për mbrojtjen e të drejtave të njeriut

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj tha sot se “Kosova ka ligje e që kanë peshë dhe që japin garanci për të drejtat e njeriut”.

Ai në një takim të Grupi ndërministror për të drejtat e njeriut, tha se institucionet e Kosovës kanë arritur që të miratojnë ligje të rëndësishme për respektimin e të drejtave të njeriut, transmeton REL.

“Ne në Kosovë, jo shumë gjatë se dy dekada më herët, e dimë se si janë cenuar të drejtat e njeriut. Pra, Kosova duhet të kthehet në një model se si duhet të mbrohen të drejta e njeriut”, tha Haradinaj.

Ai tha se Kosova jo vetëm me ligje e Kushtetutë, por ka edhe një traditë për të respektuar të drejtat e njeriut.

“Krahas bazës ligjore duhet shtuar edhe humanizmin tonë që njihet në gjithë botën”, tha kryeministri Haradinaj.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button