Borisov: Sa më shpejt që Maqedonia të integrohet në NATO dhe BE, aq më mirë do jetë për Bullgarinë dhe Greqinë

Sa më shpejt që ta shohim Maqedoninë në Bashkimin Evropian dhe NATO, aq më mirë do të jetë për Bullgarinë dhe Greqinë, kështu tha kryeministri i Bullgarisë, Bojko Borisov në fjalimin e tij në Samitin e tretë në Selanik për perspektivën dhe bashkëpunimin e Ballkanit Perëndimor, njofton MIA, transmeton Portalb.mk.

“Nuk ka vend më të mirë nga Bashkimi Evropian. Edhe në Greqi kur u shfaq kriza, kush i ndihmoi? Kush qëndroi pas saj? Bashkimi Evropian. Nëse, mos dhashë Zoti të paraqitet ndonjë problem, kush do të na ndihmojë? NATO, Bashkimi Evropian dhe sa më shpejtë ta shohim Maqedoninë në Bashkimin Evropian dhe NATO, aq më mirë do të jetë edhe për Bullgarinë dhe Greqinë”, tha Borisov.

Kryeministri i Bullgarisë në fjalim e përmendën edhe marrëveshjet e Maqedonisë dhe Bullgarinë dhe Greqinë dhe theksoi se kryeministrat e të tre vendeve kanë qenë guximtar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button