Gruevski më 11 nëntor ka hyrë dhe ka dalë edhe nga Mali i Zi

Policia e Malit të Zi ka kumtuar se Nikolla Gruevski ka hyrë dhe ka dalë nga Mali i Zi më 11 nëntor të 2018-s, dhe nuk ka qëndruar fare në territorin e këtij shteti, transmeton Portalb.mk.

“Për shkak të interesit të mediave, dhe në interes të së vërtetës, njoftojmë se ish kryeministri i Maqedonisë, Nikolla Gruevski ka hyrë dhe ka dalë në Mal të Zi në datën e theksuar, më 11 nëntor dhe të njëjtën ditë e ka lëshuar shtetin. Policia malazeze ka njoftuar se në këtë rast në tërësi është duke i respektuar procedurat ligjore”, thuhet në kumtesë.

Policia nuk njofton më shumë detaje se si Gruevski ka hyrë në Mal të Zi dhe nga cili vendkalim kufitar.

Paraprakisht, Policia e Shqipërisë ka kumtuar se Gruevski e ka lëshuar Shqipërinë më 11 nëntor, në ora 19:11, me çka udhëtimi ka vazhduar në orët e vona nëpërmjet Malit të Zi.

Përndryshe, Maqedonia ka kompletuar dokumentacion voluminoz me mbi 400 faqe që do ta dorëzojë në Ministrinë e Drejtësisë së Hungarisë për ta ekstraduar Gruevskin.

Ndryshe, sot bëhen tre ditë që kur ish kryeministri dhe ish lideri i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski u paraqit në rrjetin social fejsbuk se e ka lëshuar Maqedoninë për shkak të kërcënimeve dhe ka kërkuar azil politik në Hungari. Njoftimi i Gruevskit erdhi pasi që MPB-ja lëshoi fletë-arrest.

Përplasje ka mes shteteve se kush e ka ndihmuar Gruevskin për t’u arratisur në Hungari. Mediat e Hungarisë shkruajnë se Gruevski është arratisur me pasaportë bullgare, kurse të tjerat thonë se ai është ndihmuar nga Serbia, ndërkohë që ai është arratisur nëpërmjet Shqipërisë me veturë zyrtare të ambasadës hungareze në Tiranë. Reagime të shumta ka pasur në opinion e Maqedonisë dhe Hungarisë, por edhe nga faktori ndërkombëtar.

Shkuarja e Gruevskit në Budapest ka ardhur pas njoftimit të Gjykatës në Maqedoni që i njëjti të paraqitet në Burgun e Shuto Orizares për ta vuajtur dënimin me burg prej dy vjetësh në rastin “Tank” të prokurorisë Speciale Publike për furnizimin e mercedesit e vlerë pre rreth 600.000 euro.

LEXO: Ekstradimi i Nikolla Gruevskit do të sqarohet në dokumentacion mbi 400 faqe (VIDEO)
LEXO: 24.hu: Gruevskin e ka ndihmuar qeveria serbe për ta kaluar kufirin
LEXO: Mediumi proqeveritar serb: Gruevski ka ikur në Hungari nëpërmjet Shqipërisë
LEXO: Arratisja e Gruevskit, Dimitrov realizoi bisedë telefonike me homologun hungarez
LEXO: Rot për Gruevskin: Hungaria i ka hapur kufijtë për emigrantët, mahnitëse
LEXO: Flekenshtajn: Vështirë ta imagjinoj se Hungaria do t’i japë azil politik Gruevskit

LEXO: DASH: Gruevski duhet të kthehet për ta mbajtur dënimin
LEXO: Gruevski ka kërkuar azil në Ambasadën hungareze jashtë Maqedonisë, thonë nga Qeveria e Hungarisë
LEXO: Konfirmim edhe nga Hungaria, Gruevski ka kërkuar azil politik

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button