Me dy dronë, kamera dhe më tepër inspektorë, qyteti i Shkupit do të luftojë kundër ndotësve

Brenda vetëm pesë ditësh pasi Shkupi kërkoi prej qytetarëve që, ndotësit e ajrit në Shkup, të mos i raportojnë në rrjetet sociale, por te inspekcionet kompetente në telefonin kujdestar 193, janë pranuar 42 lajmërime nga qytetarët, inspekcioni komunal i qytetit ka intervenuar në secilin rast individualisht, me ç’rast në 10 vende në zona publike, është shuar zjarri. Paraqitjet tjera kryesisht kishin të bënin me djegie të plehrave në prona private, shkruan Meta.mk, transmeton Portalb.mk.

Pavarësisht nga rritja e vëllimit të punës, së shërbimeve inspektuese të qytetit të Shkupit, për zbulim dhe ndëshkim të ndotësve krahasuar me vitin e kaluar, qytetarët nuk janë të kënaqur me mënyrën se si Shkupi i trajton rastet e zjarreve të hapura në të cilat digjen mbeturina të ndryshme me çka edhe rritet ndotja e ajrit.

“Ka një rritje të dukshme të intervenimeve të inspektorëve të mjedisit jetësor të qytetit – 89 për qind në shtator krahasuar me të njëjtin muaj vitin e kaluar dhe 107 për qind në tetor krahasuar me të njëjtin muaj në vitin 2017, por jemi të vetëdijshëm se efikasiteti i inspekcioneve duhet të rritet shumë më tepër që qytetarët vërtet t’i ndjejnë rezultatet pozitive”,  thotë Miroslav Bogdanovski, drejtor i Shërbimit të Inspektimit të qytetit të Shkupit.

Sipas tij, tanimë po punohet që të bëhen disa përmirësime kyçe, që do të nënkuptojnë më shumë raste të zbuluara dhe të zgjidhura në terren dhe efekt më të madh nga puna e realizuar. Këtë vit inspekcioni komunal i qytetit është pajisur me automjete për punë në terren, ndërsa për 2019 paralajmërohet rritje e numrit të inspektorëve të punësuar të mjedisit; nga 7 sa janë aktualisht në qytetin e Shkupit dhe 15 gardianë komunale, ndërsa së shpejti do të përfshihen edhe dronë, funksioni i të cilëve do të jetë përcaktimi i saktë i vendeve ku ka ndezje e paligjshme të zjarreve.

“Aktualisht është paraparë të funskionojnë dy drona dhe secili prej tyre gjatë një fluturimi do të mbulojë sipërfaqe prej 200 hektarë kështu që më saktë do të mund t’i gjejmë ndotësit në terren”, informon Bogdanovskid, duke shtuar se po shqyrtohet mundësia për vendosje të kamerave në objektet më të larta në qytet me mundësi më të mëdha të gjeolokimit, që të përcaktohet saktë vendndodhja e ndotësit. Këto masa do të rrisin dukshëm vëllimin e intervenimeve të realizuara të inspekcionit. Një sistem i ngjashëm tashmë funksinon në kryeqytetin e Serbisë, Beograd.

Cila është rruga që një qytetar të paraqitë ndotje?

“Pasi të lajmërohet qytetari dhe e tregon vendndodhjen e saktë ku ka tym, dispeçeri dërgon makinë me inspektor komunal, gardian komunal, ndërsa duke qenë se zakonisht bëhet fjalë për ndezje të zjarrit nga njerëz të cilët janë në gjendje të vështirë financiare, në këtë grup duhet të ketë edhe përfaqësues të Kryqit të Kuq dhe të shërbimeve sociale, pastaj zjarrfikësit, ndërkaq në disa raste kërkohet edhe asistenca policore”, shpjegon Bogdanovski. Tani për tani, punojmë me nga një patrullë në turn, me gjithsej tre turne në 24 orë.

Sipas Bogdanovskit, efikasiteti i intervenimit pas raportimit nga qytetarët do të rritej në qoftë se do të kishte bashkëpunim më efektiv me shërbimet inspektuese komunale, të cilat aktualisht funksionojnë në mënyrë të pavarur nga inspekcioni i qytetit, dhe me dënime më të larta, se ato që aktualisht parashihen për ndotësit dhe pë kundërvajtjet në sferën komunale.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button