24.hu: Gruevskin e ka ndihmuar qeveria serbe për ta kaluar kufirin

Portali hungarez 24.hu, duke e komentuar arratisjen e ish-kryeministrit Nikolla Gruevski në Hungari, shkruan se ai kufirin e ka kaluar me veturë nga Serbia dhe se është ndihmuar nga qeveria serbe për ta kaluar kufirin. Në shkrimin gjithashtu thuhet se për kalimin e kufirit kanë qenë të njoftuar paraprakisht autoritetet hungareze.

“Gruevski, me shumë gjasa hyri në Hungari me automjet nga Serbia, ndoshta me ndihmën e autoriteteve serbe. Për këtë natyrisht kanë qenë të njoftuar dhe shërbimet kufitare hungareze, sepse nuk ka gjasa që ndonjë prej personave të rangut të Gruevskit, të kalojë pa dalë në pah, kur kufiri është i siguruar nga forca të forta të policisë kufitare të cilat janë të vendosura nga të dyja anët. Nuk ka gjasa që Gruevski të vijë në Hungari pa njohuri paraprake të autoriteteve hungareze”, shkruan “24.hu”.

LEXO:  Zaev, pret ekstradimin e Gruevskit nga Hungaria

LEXO: Maqedonia kërkon ekstradim e ish-kryeministrit Nikolla Gruevski nga Hungaria

Ekspertja për azil, Marta Padavi, për këtë portal, thotë se është e pamundur që qytetarë të Maqedonisë që ikin nga mbajtja e dënimit të marrin azil në Hungari. Ajo thotë se kërkesa e tij shumë shpejt do të refuzohet.

“Në kushte normale është e pamundur që një qytetarë i Maqedonisë i cili ikë nga mbajtja e dënimit me burg dhe kundër të cilit nuk ka ndjekje politike, që të marr azil në Hungari, pasi që vjen nga një vend i cili vlerësohet si i sigurt”, thotë Padavi.

LEXO: Flekenshtajn: Vështirë ta imagjinoj se Hungaria do t’i japë azil politik Gruevskit

LEXO: Rot për Gruevskin: Hungaria i ka hapur kufijtë për emigrantët, mahnitëse

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button