fbpx

Maqedoni, nuk është formuar qendër për testimin e gjuhëve të huaja dhe shkathtësive kompjuterike

Në programin zgjedhor me të cilën BDI doli në zgjedhjet e fundit parlamentare, në pjesën “Administrata publike” është dhënë premtimi për “formimin e qendrës për testim të njohurive në gjuhë të huaja dhe shkathtësi kompjuterike” për të punësuarit në administratë. Ky premtim i BDI-së është i parealizuar, shrkuan “Vërtetëmatësi“.

“Vërtetmatësi” kontaktoi qendrën për trajnime në suaza të Ministrisë për Shoqëri Informatike dhe Administratë, prej ku deklaruan se nuk ka një qendër të tillë dhe se tani për tani një gjë e tillë nuk do të zbatohet. Prej aty na thanë se nuk ka një qendër e cila do të testojë njohjen e gjuhëve të huaja ose shkathtësive kompjuterike, por vetëm vlerësohet kapaciteti profesional i administratorëve.

Gjatë verifikimit të faqes së kësaj Ministrie, po ashtu nuk gjetëm ndonjë informacion për ndonjë plan implementimin e një qendre të këtillë në të ardhmen.

Edhe gjatë kërkimit në internet, nuk mund të gjendet ndonjë informacion se planifikohet “krijimi i qendër për testim të njohjes së gjuhëve të huaja dhe shkathtësive kompjuterike”.

Një premtim i këtillë nuk gjendet as në “Planin 3-6-9” të qeverisë, as në reformat administrative të cilat janë promovuar publikisht, as edhe në planin për Qeverinë 2016-2020.

Duke pasur parasysh gjithë këtë, mund të konstatohet se ky premtim i BDI-së, për krijimin e qendrës për testim të njohjes së gjuhëve të huaja dhe shkathtësive kompjuterike, nuk është realizuar. 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button