Dorëheqja e Lieberman nuk do të çojë në shpërbërjen e Parlamentit Izraelit

 Pas dorëheqjes së sotme të liderit të partisë së krahut të djathtë “Izraeli shtëpia jonë” (Yisrael Beiteinu) Avigdor Lieberman nga posti i ministrit të Mbrojtjes së Izraelit, partia në pushtet “Likud”, e drejtuar nga kryeministri Benjamin Netanyahu njoftoi se dorëheqja e Lieberman nuk do të çojë në shpërbërjen e Parlamentit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Lieberman dha dorëheqjen sot nga detyra, një ditë pasi Izraeli arriti marrëveshje me grupet palestineze për t’i dhënë fund konfliktit në Gaza. Nga burime të afërta me kryeministrin izraelit Netanyahu, sot janë përhapur zërat se dorëheqja mund të çojë në shpërbërjen e Parlamentit izraelit dhe shpallje të zgjedhjeve të parakohshme, por partia “Likud” hedh poshtë këtë mundësi.

Shërbimi izraelit publik KAN, duke cituar një zyrtar të anonim nga partia “Likud”, njoftoi se nuk vijnë në shprehje zgjedhjet e parakohshme në vend.

“Nuk ka asnjë arsye përse duhet të shkojmë në zgjedhje të parakohshme”, tha një nga udhëheqësit e partisë.

Parlamenti izraelit Knesset ka gjithsej 120 vende. Koalicioni qeverisës i udhëhequr nga Netanyahu numëron në total 66 vende, 5 prej të cilave i përkisnin partisë së Lieberman-it, kështu që Netanyahu përsëri ka shumicën në Parlament.

Mediat izraelite raportuan sot se Lieberman ka njoftuar mbi vendimin e dorëheqjes.

“Zyrtarisht unë deklaroj se do të jap dorëheqjen time si ministër i Mbrojtjes”, tha Lieberman, në një takim të mbyllur të udhëheqjes së partisë së tij “Yisrael Beiteinu”. Ai theksoi se marrëveshja e djeshme izraelite për armëpushim me lëvizjen palestineze Hamas, konsiderohet si “dorëzim para terrorizmit”.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button