Bayern Munchen pa James Rodriguez deri në vitin 2019

James Rodriguez i ka dhënë një lajm katastrofal Bayern Munchenit.

James Rodriguez ka pësuar lëndim në gju, andaj Bayern Munchen nuk mund të llogarisë për këto javët e fundit të vitit 2018.Ylli kolumbian ka lënduar ligamentet e gjurit, andaj skuadra gjermane ka njoftuar se ai nuk do të luaj për ndeshjet e mbetura të vitit 2018, përcjell “lajmi.net”.

Lëndimi i James Rodriguezit do të jetë hendikep i madh për Bayern Munchen, duke ditur impaktin e madh që ka në skuadër.

Kolumbiani e lëndoi gjurin e këmbës së majtë në stërvitjet e të martës, andaj me gjasë nuk do të kthehet deri në fillim të vitit 2019.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button