Gruevskit më nuk do t’i arsyetohen mungesat në Kuvend

Mungesa e ish kryeministrit, gjegjësisht deputetit Nikolla Gruevski në seancat kuvendore nuk do të trajtohet si e arsyeshme. Rroga e tij do të zvogëlohet për 5% në çdo tre mungesa nga seancat plenare. Këtë e kanë vendosur koordinatorët e grupeve parlamentare dhe nënkryetarët e Kuvendit të cilët kanë marrë pjesë në koordinimin te kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, njofton Portalb.mk.

Në takim janë marrë vesh që pas gjashtë muajve mungesë të paarsyeshme, përsëri të vendoset në rend dite pika që Gruevskit t’i merret mandati i deputetit.

Gruevskit paraprakisht i janë arsyetuar mungesat për shkak se e ka njoftuar kryetarin e Kuvendit se nuk mund të marrë pjesë pasi që ndodhet në seanca gjyqësore.

Ndryshe, Gruevski dje u lajmërua nga Budapesti duke shkruar në rrjetin social Fejsbuk se ka qenë i detyruar të ikë pasi që ka pasur kërcënime me jetë. Në fakt, Gruevski i iku burgut, pasi që Policia fillojë ta kërkojë për ta dërguar prapa grilave. Pas njoftimit se Gruevski më nuk ndodhet në Maqedoni, Policia ka shpallur urdhër-arrest ndërkombëtar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button