“Burdushi” akuzohet për mashtrim

Prokuroria Themelore e Prizrenit ka ngritur aktakuzë për mashtrim ndaj Hysni Peqani, i njohur si “Burdushi”, njofton KTV.

Sipas aktakuzës së Prokurorisë, “Burdushi” akuzohet se duke i fshehur faktet dhe me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore për vete apo për personin tjetër, ose për t`i shkaktuar dëm material personit tjetër, e ka mashtruar apo ka vazhduar lajthimin e të dëmtuarit.

“Burdushi” akuzohet se si mjek popullor ishte marrë vesh me një person që t’ia shërojë një familjar që vuante nga depresioni duke ia kërkuar 2000 euro. Pasi që pacienti nuk shfaqi shenja shërimi, me këtë i akuzuari “Burdushi” e ka mashtruar palën e dëmtuar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button