Kosova kërkon nga Italia përkrahje për liberalizimin e vizave

Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, ka kërkuar nga Italia përkrahje për liberalizimin e vizave për kosovarët, shruan Koha.net.

Gjatë vizitës së saj në Itali, ajo këtë kërkesë e bëri në një takim me zëvendësministrin në Ministrinë e Punëve të Brendshme, Nicola Molteni. Sipas njoftimit nga MIE, Hoxha diskutoi me Moltenin për thellimin e bashkëpunimit bilateral dhe liberalizimin e vizave për Kosovën.

“Emigrimi ilegal është hequr nga agjenda e institucioneve tona, ngase, nga viti 2015, kjo dukuri ka rënë në vlerat më të ulëta, aq sa shtetasit e Kosovës nuk gjenden as brenda 30 shteteve për kërkesat e parashtruara për azil në vendet e BE-së. Menaxhimi i azilit në vend si dhe riatdhesimit është për t’u vlerësuar, sepse, Kosova po zbaton jo vetëm marrëveshjet ndërkombëtare por edhe rekomandimet që dalin nga këto marrëveshje”, ka thënë Hoxha.

Ajo kërkoi nga zëvendësministri Molteni, përkrahje në mbledhjen e radhës së Këshillit të Ministrave, për t’u mundësuar lëvizjen e lirë qytetarëve të Kosovës. Sipas saj, Kosova ka jashtëzakonisht shumë nevojë për përkrahjen e Italisë në Këshillin e Ministrave, ashtu që qytetarët kosovarë të lëvizin të lirë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button