Eshtrat e Mid’hat Frashërit mbërrijnë në Shqipëri, sot rivarrimi në Tiranë

Kanë mbërri në Shqipëri eshtrat e personalitetit të shquar të kulturës e të letrave shqipe, Mid’hat Frashëri.

Homazhet për Mid’hat Frashërin po zhvillohen në Akademinë e Shkencave prej orës 09:00, ndërsa eshtrat e tij do të varrosen pranë vëllezërve Frashëri sot në 11:30.

Qysh në moshë të re, Mid’hat Frashëri u bë një ndër njerëzit e shquar që ndihmuan në krijimin e alfabetit modern të gjuhës shqipe dhe ishte ndër firmëtarët e pavarësisë në Vlorë, transmeton KTV.

Ai njihet edhe për bibliotekën dhe librarinë e tij të madhe Lumo Skëndo.

Mid’hat Frashëri ishte një luftëtar kundër komunizmit. Ai iku nga Shqipëria në nëntor 1944 me mbarimin e luftës dhe më vonë krijoi Komitetin Shqipëria e Lirë që do ta kishte qendrën në Shtetet e Bashkuara.

Kthimi i eshtrave të Mid’hat Frashërit në Shqipëri shënon edhe një përmbushje të dëshirës së tij për t’u prehur në vendlindje.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button