Stefanova: Janakieski dhe Bozhinovski janë përgatitur për t’u arratisur

Mile Janakieski dhe Kiril Bozhinovski në të njejtën mënyrë si Nikolla Gruevski, janë përgatitur për tu arratisur, ka njoftuar prokurorja e Prokurorisë Speciale Publike, Lile Stefanova. PSP ka kërkuar nga  Gjykata që të ju shqiptohet masa e paraburgimit, njofton Portalb.mk.

“Gjatë ditës së djeshme kemi marrë informacione sipas të cilave jo vetëm i dyshuari Nikolla Gruevski ili është në arrati, por për tu arratisur në mënyrë të njëjtë janë përgatitur dhe Kiril Bozhinovski si dhe Mile Janakieski”, tha Stefanova.

Mbrëmë, Këshilli Penal për krim të organizuar dhe korrupsion në Gjykatën Themelore Shkupi 1, ka sjellë vendim me të cilin i ka konfirmuar propozimet e PSP-së, ndërkaq të akuzuarve u është shqiptuar dënim me burg prej 30 ditësh. Lidhur me arratinë e ish-kryeministrit Gruevski, Stefanova tha se do të kërkoj nga Gjykata që të gjykohet në mungesë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button