fbpx

Kosovë, ministria e Tregtisë kërkon nga prindërit sa më shpejtë të largojnë lodrat e rrezikshme

Ministria e Tregtisë dhe Industrisë ka kërkuar nga prindërit në Kosovë që të largojnë disa lodra të rrezikshme për fëmijët e tyre, njofton Koha.net.

Sipas një njoftimi nga MTI-ja, po punohet vazhdimisht që produktet në tregun vendor të jenë cilësore dhe në harmoni me legjislacionin evropian.

MTI-ja thotë se ka asgjësuar shumë lodra që prej kur ka marrë rezultatet e analizave të cilat kanë treguar se ato janë të rrezikshme. Por duke thënë se këto lodra mund të jenë moti në tregun vendor dhe nëpër shtëpitë e qytetarëve, MTI-ja përmes një njoftimi u ka kërkuar prindërve sa më shpejtë të heqin këto lodra:

“Ne vazhdën e kontrollit të produkteve që shiten apo tregtohen në tregun e Kosovës, Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, muaj me parë ka marr mostra të lodrave dhe ka dërguar për analiza në Holandë. Pas pranimit të rezultateve, inspektorati i tregut ka larguar nga tregu lodrat e rrezikshme dhe ka asgjësuar ato. Gjithashtu kemi bërë takime të vazhdueshme dhe kemi dërguar informacione tek inspektoratet komunale që edhe në fshatrat më të thella të bëhet një inspektim i tillë dhe nëse gjendet lodra të tilla të largohen nga tregu. Mirëpo duke pasur parasysh që këto lodra të lartcekura kanë qenë në përdorim për një kohë të gjatë në përdorim në Republikën e Kosovës dhe mund të gjenden edhe në shtëpitë tona, MTI njofton të gjithë qytetarët se këto lodra që shihen bashkangjitur në foto janë të rrezikshme në bazë të analizave që i kemi bërë në laboratorin SGS në Holandë, kërkojmë nga ju që sa më shpejt t’i largoni nga shtëpitë dhe t’i asgjësoni”, thuhet në njoftim të MTI-së.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button