Rouhani: Asnjë pretendim i SHBA-ve nuk është realizuar

Presidenti i Iranit, Hassan Rouhani tha se pritshmëritë e SHBA-ve pas 5 nëntorit nuk janë realizuar dhe se populli iranian është më shumë shpresues se sa më parë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Duke folur në një takim të Këshillit të Lartë Social në Teheran, Rouhani bëri deklarata rreth ndikimit të paketës së dytë të sanksioneve të SHBA-ve.

Ai tha se populli iranian është më shumë shpresues se sa më parë. “Disa menduan se pas 5 nëntorit do të krijoheshin kushte të veçanta dhe se jeta e popullit do të rrënohej. Por, të gjithë e kanë vërejtur se këto mendime janë të gabuara dhe se nuk janë asgjë tejtër vetëm se një mashtirm”, thekson Rouhani.

“Asnjë pretendim i SHBA-ve nuk është realizuar ashtu siç ajo ka shpresuar”, ka mbrojtur idenë e tij Rouhani duke shtuar se mediat bashkë me disa gazetarë i kanë dhënë ngjarjet negative duke i ekzagjeruar dhe se kanë thyer shpresën e popullit.

Sipas tij, ata që marrin një pagë fikse në vend janë përballur me problemin e ekonomisë dhe jetesës për shkak të sanksioneve. Presidenti iranian thotë se këto nuk janë probleme që nuk mund të zgjidhen dhe se këto janë në axhendën e qeverisë.

Rouhani ka përmendur edhe diskutimet në lidhje me vendimin për të lejuar femrat të ndjekin ndeshjet futbollistike në stadiume. “Çfarë pengese mund të ketë që një pjesë e stadiumeve të ndahet për femrat? Kjo nuk është në kundërshtim me sheriatin, ligjet dhe vendimet e Këshillit të Lartë të Revolucionit Kulturor”, tha ai.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button