Ndryshimet në Kodin Zgjedhor, zgjatet për dy vjet mandati i antarëve të KSHZ-së

Ме 62 vota për dhe 1 kundër, në procedurë të përshpejtuar Kuvendi e ka miratuar propozim ndryshimin e ligjit për Kodin Zgjedhorë. Sipas nenit 26 paragrafi 4 nga propozim ndryshimi i ligjit për Kodin Zgjedhorë, me miratimin e ligjit është zgjatur për dy vite mandati i trupit aktual të Komisionit Shtetëror Zgjedhorë, deri në zgjedhjen e anëtareve të rinj, njofton Portalb.mk.

“Mandati i kryetarit, nënkryetarit, dhe anëtarëve të KSHZ-së zgjatë nga dita e zgjedhjes nga Kuvendi deri në zgjedhjen e trupit të ri, por jo më shumë se dy vite”, thuhet në miratimin e ndryshimeve e ligjit të Kodit Zgjedhorë.

Në mesin e deputetëve që votuan kundër ishte vetëm deputeti Ilija Dimovski nga VMRO-DPMNE, ndërkaq deputetët tjerë të kësaj partie nuk votuan.

LEXO: Ligji për ndryshimin e Kodit Zgjedhor pret pajtueshmërinë e VMRO-DPMNE-së

Trupi aktual i KSHZ-së është zgjedhur në shtator të këtij viti, para mbajtjes së referendumit, ndërkaq mandati i tyre parashihej të përfundoj në janar të vitit 2019.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button