Gruevski në Hungari: Zaevi thotë se duhet të vërtetohet, kurse VMRO-ja nuk ka informacione

Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve, sot ka deklaruar se duhet të vërtetohet se nëse Gruevski është jashtë shtetit, dhe nëse bëhet fjalë për arrati, transmeton Portalb.mk.

“Policia nuk ka pasur asnjë të drejtës të që pa urdhëresë ta ndërpresë lirinë e Gruevskit, as që ti afrohet, ta ndjek apo edhe diçka të ndryshojë. Për këtë duhet të ekzistojnë urdhëresa gjyqësore”, tha Zaev.

Ndërkaq, nga partia opozitare VMRO-DPMNE thanë se edhe ata kanë kuptuar nga fejsbuki se ai është në Hungari.

“Isha duke u përgatitur që të dalë në konferencë për media, dhe më treguan kolegët se ai ka shkruar status në fejsbuk. Nuk kemi informacione se ku gjendet”, tha zëdhënësi i VMRO-DPMNE-së, Dimçe Arsovski.

Përndryshe, kjo deklaratë e Zaevit vjen pasi që ish kryeministri i Maqedonisë, Nikolla Gruevski nëpërmjet një shkrimi në rrjetin social fejsbuk ka njoftuar se gjendet në Budapestë të Hungarisë, ku edhe ka kërkuar azil.

LEXO: Ish kryeministri Gruevski ende në ikje, fotoja e tij u publikua bë faqen e MPB-së
LEXO: Është shpallur fletë-arrest për Gruevskin, MPB ka filluar ta kërkojë
LEXO: Najçevska: Çfarë është ky budallallëk, kriminelin e dënuar Gruevski duhet ta lusim të shkojë në burg?

Ndryshe, dje Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë, pas njoftimin të Gjykatës se “Nuk është duke arritur ta gjejë Nikolla Gruevskin për t’ia dhënë njoftimin që të paraqitet në Burgun e Shuto Orizares, për ta vuajtur dënimin me dy vjet burg në rastin “Tank””, ka hapur fletë-arrest për Greuvskin, dhe deri para mesnate ka kryer bastisje në shtëpinë e të apostrofuarit, në shtabin e partisë opozitare VMRO-DPMNE-së dhe në veturat e pjesëtarëve të kësaj partie.

Gruevski është dënuar me dy vite burg në rastin “Tank” të PSP-së për furnizimin e mercedesin me vlerë prej 580.000 euro.

LEXO: Gruevski, “i pakapshëm” për të pranuar vendimin për burg
LEXO: Seanca për “Titanikun” është shtyrë, as nesër Gruevski nuk do ta marrë njoftimin

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button