fbpx

U paraqit Nikolla Gruevski, ka ikur jashtë shtetit

Ish kryeministri Nikolla Gruevksi, i cili tanimë disa ditë është duke u kërkuar nga autoritetet policore është lajmëruar nga Hungaria, ku ka marrë azil politik nga kryeministri aktual, Viktor Orban, njofton Portalb.mk.

“Në ditët e fundit, kam pranuar një numër të madh të kërcënimeve për jetën time. Unë jam në Budapest tani dhe kam kërkuar azil politik nga autoritetet hungareze. Gjithmonë do t’i mbetem besnik kauzës së Maqedonisë. Asnjëherë nuk do të  kthehem mbrapa!”, shkruan Gruevksi.

LEXO: Ish kryeministri Gruevski ende në ikje, fotoja e tij u publikua bë faqen e MPB-së
LEXO: Është shpallur fletë-arrest për Gruevskin, MPB ka filluar ta kërkojë
LEXO: Najçevska: Çfarë është ky budallallëk, kriminelin e dënuar Gruevski duhet ta lusim të shkojë në burg?

Ndryshe, dje Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë, pas njoftimin të Gjykatës se “Nuk është duke arritur ta gjejë Nikolla Gruevskin për t’ia dhënë njoftimin që të paraqitet në Burgun e Shuto Orizares, për ta vuajtur dënimin me dy vjet burg në rastin “Tank””, ka hapur fletë-arrest për Greuvskin, dhe deri para mesnate ka kryer bastisje në shtëpinë e të apostrofuarit, në shtabin e partisë opozitare VMRO-DPMNE-së dhe në veturat e pjesëtarëve të kësaj partie.

Gruevski është dënuar me dy vite burg në rastin “Tank” të PSP-së për furnizimin e mercedesin me vlerë prej 580.000 euro.

LEXO: Gruevski, “i pakapshëm” për të pranuar vendimin për burg
LEXO: Seanca për “Titanikun” është shtyrë, as nesër Gruevski nuk do ta marrë njoftimin

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button