Maqedoni, bëhuni gati për temperatura deri në -10 gradë

Edhe sot dhe nesër në Maqedoni, do të ketë temperatura relativisht të ngrohta gjatë ditës, të cilat do të arrijnë deri në 20 gradë celsius, njofton Portalb.mk.

Që nga nesër do të fillojë të fryjë erë e ftohtë veriore dhe e njëjta do të kontribuojë në pastrimin e ajrit.

Koha edhe më tej do të jetë stabile, e thatë dhe me diell, me vranësira mesatare, ndërkaq kushte për shi të dobët lokal dhe borë në vendet e larta do të ketë të premten.

Veçmas, ulje të temperaturave të ajrit do të ketë të premten si dhe gjatë kohës së fundjavës kur temperaturat do të ulen deri në -8 gradë celsius, ndërkaq në vendet e larta malore deri në -10 gradë celsius, temperaturat maksimale ditore do të lëvizin prej 5 deri në 14 gradë celsius.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button