Buxheti 2019: Rritje të rrogave për punonjësit në shëndetësi, Armatë, administratë publike dhe çerdhe

Rritje e pagave prej 10 për qind për mjekët specializant, dhe për 5 për qind për punonjësit shëndetësor, çerdhe, administratë publike dhe në Armatën e Maqedonisë, parashihen të ndodhin në periudhën kohore janar – shtator 2019, me buxhetin e vitit 2019, transmeton Portalb.mk.

Propozim – buxheti i vitit 2019 do të kushtojë 3.7 miliardë euro, dhe pikat kryesore të saj u prezantuan sot në diskutim publik me sindikatat, odat dhe sektorin civil në Ministrinë e Financave, para se i njëjti të hyjë në procedurë kuvendore. Buxheti i vitit 2018 arriti vlerën 3.4 miliardë euro.

Për vitin 2019 janë projektuar të ardhura në vlerë prej 210,8 miliardë denarë (3,4 miliardë euro), kurse rritja është 3,2 për qind e prodhimit vendor bruto.

Me buxhetin e vitit 2019 parashihet edhe ulje e deficitit buxhetor, i cili për vitin tjetër është projektuar të jetë 2,5 për qind e  prodhimit vendor bruto.

Me buxhetin 2019, parashihet reforma në Fondin për Sigurim Pensional dhe Invalidor (FSPI), respektivisht ulje e transferit total. Kjo nënkupton se nëse një transfer gjatë vitit 2018 ka kushtuar 29,3 miliardë denarë, vitin e ardhshëm parashihet të kushtojë 28,1 miliardë denarë nga buxheti i FSPI-së.

Mjekët specializant me rroga më të mëdha për 10 për qind

Nga janari për 10 për qind parashihet rritje e rrogave të mjekëve specializant, kurse 5 për qind prej shtatorit do të rriten rrogat për të punësuarit të shëndetit publik, të punësuarit në çerdhe, administratë publike.

“Rritja e pagës në administratë bëhet për shkak se ajo do të jetë bartëse kryesore e procesit të negociatave të Maqedonisë në Bashkimin Evropian dhe NATO”, tha ministri i Financave, Dragan Tevdovski.

Rritje e buxhetit për Ministrinë e Mbrojtjes

Për shkak të procesit të negociatave për anëtarësim të Maqedonisë në NATO, do të rritet buxheti vjetor për Ministrinë e Mbrojtjes. Ajo do të arrijë 7,8 për qind, me çka do të ketë edhe rritje të rrogës për të punësuar në Armatën e Maqedonisë për 5 për qind, në shtator të 2019-s.

Rritje e subvencioneve bujqësore

Për zhvillim të bujqësisë, për subvencionet janë paraparë 8,5 miliardë denarë, që i bie 11 për qind më shumë se vitin 2018.

Investimet kapitale u larguan me rebalancin: do të ushtrohet trysni ndaj ministrive

Meqë me rebalancin e vitit 2018 u morën mjetet e parapara për investime kapitale, ministri i Financave, Dragan Tevdovski njoftoi se do të ushtrojë trysni deri te ministritë për realizim të projekteve. Me buxhetin 2019 janë paraparë 25,7 miliardë denarë për investime kapitale.

LEXO: Pas tre ditësh debat, Kuvendi e miratoi rebalancin buxhetor për vitin 2018

Meqë kemi rritje të buxhetit, sipas strategjisë fiskale borxhi publik do të arrijë vlerën 54,2 për qind, dhe i njëjti do të shlyhet nga fitimet e tregut të brendshëm dhe të jashtëm. Megjithatë nuk është paraparë dhënie të euroobligacioneve të reja.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button