Dy persona u dënuan me burg për vjedhjen e mbi 100 tualeteve

Dy persona në Gjermani u arrestuan për vjedhjen e më shumë se 100 kabinave të lëvizshme të tualeteve, njofton Koha.net.

Një gjykatë në qytetin perëndimor të Gjermanisë, Dyseldorf, dënoi me 10 muaj burgim një burrë 40-vjeçar, ndërsa tjetri, 28 vjeç, u dënua me gjashtë muaj.

Ata ishin ish-punonjës të kompanive të pastrimit.

Tualetet, me vlerë 70 000 euro, ishin vjedhur nga ambientet e kompanisë.

Dy personat kanë pranuar se kanë shitur tualetet nëpërmjet një ndërmjetësi tek një kompani holandeze.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button