Ronaldo: I lumtur për fitoren, shpresoj që Higuain mos të dënohet rëndë

Sulmuesi i Juventusit, Cristiano Ronaldo, u shpreh i lumtur për fitoren 0-2 në San Siro ndaj Milanit.

Ylli portugez foli edhe për përjashtimin e Gonzalo Higuain në fund të ndeshjes duke treguar se ai vetëm tentojë ta qetësojë situatën dhe se shpreson që argjentinasi mos të dënohet nga federata, transmeton Telegrafi.

“Jam shumë i lumtur, posaçërisht për skuadrën, sepse si mysafir i Milanit është gjithmonë vështirë”, ka thënë CR7 për Sky Sport Italia.

Cristiano Ronaldo dhe Suso në prapavijë (Foto: Marco Luzzani/Getty Images/Guliver)

“Të fitosh 2-0 në San Siro nuk është ndonjë akt historik, por është një fitore e rëndësishme pasi Napoli fitoi ndaj Genoas dhe ne duhet të mbanin distancën”.

“Higuain? I thash të qetësohet pasi ai rrezikoi edhe për një suspendim të mundshëm”.

“Nuk bëri ndonjë gjë, thjesht ishte i nervozuar se humbi ndeshjes dhe kjo është e kuptueshme. Shpresoj që mos të dënohet rëndë”, ka shtuar portugezi.

Juve ka gjashtë pikë më shumë se Napoli në vend të dytë dhe në xhiron tjetër luan kundër Spalit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button