Mickoski: VMRO-DPMNE është duke u përgatitur për zgjedhjet presidenciale

VMRO-DPMNE është duke u përgatitur për zjedhjet e ardhshme presidenciale, ka njoftuar lideri i partisë opozitare Hristijan Mickoski, sot gjatë vizitës së tij në Manastir. Mickoski, tha se VMRO-DPMNE është gjithashtu e gatshme, nëse shumica parlamentare sjell vendim për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, njofton Portalb.mk.

“VMRO-DPMNE do ti përballojë të gjitha presionet, çdo ditë e më shumë është më e fortë,  VMRO-DPMNE është duke u përgatitur për ciklin e ardhshëm të zgjedhjeve presidenciale, të cilat do të mbahen në pranverë, dhe nëse shumica parlamentare vendosë, VMRO-DPMNE është e gatshme gjithashtu dhe për zgjedhjet e parakohshme parlamentare ose të rregullta, tha Mickoski.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button