Gjuriqi pret nga Gjermania të ngre zërin kundër vendimit të Kosovës

Pres që bisedimet mes presidentit serb, Aleksandar Vuçiq dhe kancelares gjermane, Angela Merkel në Paris do të jenë të rëndësishme për ne, pavarësisht dallimeve ndaj çështjes së Kosovës.

Kështu ka deklaruar shefi i të ashtuquajturës zyrë për Kosovën në qeverinë serbe, Marko Gjuriq, i cili shtoi se pret po ashtu që nga ky takim do të ketë tone që nuk do të përkrahin Kosovën në raport me tatimin ndaj mallrave serbe.

“Pres që nga pala gjermane do të vijnë tone që nuk përkrahin mënyrën se si Prishtina solli një vendim të njëanshëm për të rritur tatimin për të gjitha prodhimet që vijnë nga Serbia. Pres bisedë serioze dhe të rëndësishme për të ardhmen”, ka thënë Gjuriqi për televizionin publik serb, njofton Koha.net.

Sipas fjalëve të tij, është e rëndësishme që të kuptohet se kjo që ka bërë Kosova shkel të gjitha marrëveshjet ndërkombëtare që vlejnë në rajon, që përbëjnë lirinë e lëvizjes së njerëzve, mallrave dhe kapitalit.

I pyetur se sa ditë mund të zgjasë kjo masë ekonomike, Gjuriqi ka thënë se presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në Paris ka thënë se vendimi nuk është i mirë, porse nga ana tjetër, zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj, e thotë krejtësisht të kundërtën.

Duke folur për stërvitjen e djeshme ushtarake të Serbisë, të titulluar “Shekulli i fitimtarit”, Gjuriqi ka thënë se kjo tregon se askush nuk guxon të rrezikojë paqen.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button