Maqedoni, për 2.000 euro të ardhura—240 tatim i përgjithshëm

Vazhdojnë reagimet nga sektori i biznesit, por edhe prej qytetarëve të cilët kanë të ardhura më të larta mujore pas lajmërimit të Qeverisë se prej datës 1 janar 2019, hyn në fuqi ligji i ri për tatim mbi të ardhurat personale me të cilin anulohet tatimi i sheshtë dhe hyn në fuqi tatimimi progresiv. Ndryshimet tatimore kanë shkaktuar edhe më tepër dilema rreth shumës dhe mënyrës së pagimit të tatimeve për të ardhura personale, njofton “Meta”, transmeton Portalb.mk.

Sipas rregullores së re, nëse baza tatimore për pagë të caktuar sipas ndonjë prej bazave që tatimohet me shkallë progresive tejkalon limitin prej 1.500 euro, për pjesën mbi 1.500 euro do të paguhet tatim sipas shkallës më të lartë prej 18 përqind prej momentit të pagesës. Për shembull, nëse paguhet kompensim në bazë të marrëveshjes për vepër, në shumë prej 2.000 euro, paguesi do të duhet të paguajë tatim të përgjithshëm prej 240 euro (10 përqind përkatësisht 150 euro për pjesën që është deri në 90.000 denarë dhe 18 përqind përkatësisht 90 euro për pjesën që tejkalon kufirin prej 90.000 denarë).

Në fund të vitit, me fletëparaqitjen vjetore për tatim do të bëhet barazim i të ardhurave të përgjithshme që ka realizuar një person dhe tatimin e përgjithshëm të paguar dhe nëse ekziston dallim ndërmjet tatimit të paguar dhe tatimit që duhet të paguhet për të ardhurat e realizuara, personit do t’i kthehet tatimi shtesë i paguar ose personi do të duhet te paguaj pjesën plotësuese.

Nga Ministria e financave pohojnë se rritje të drejtpërdrejtë të tatimeve do të ketë vetëm për 38.000 persona, kurse tek 453.000 persona do të ketë ulje të shkallës efektive tatimore.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button