Rruga është e ngushtë, MPB e ka refuzuar kërkesën e Komunës së Tetovës për zgjerimin e parkimit zonal

Për shkak se rruga është e ngushtë, Ministria e Punëve të Brendshme ia ka refuzuar kërkesën Komunës së Tetovës për të vendosur parkim zonal në “Bulevardin e Ilindenit”, gjegjësisht në rrugën prej Gjykatës së Tetovës deri te rreth-rrotullimi me rrugën industriale, njofton Portalb.mk.

Kërkesa e Komunës së Tetovës për zgjerimin e parkimit zonal në qytetin e Tetovës është refuzuar nga ana e MPB-së. Komuna e Tetovës thotë se mospranimi i kërkesës është bërë për shkaqe të gabimeve në dokumentacion dhe shpresojnë që kërkesën e re do t’ua pranojnë, ndërkaq Portalb.mk, mëson se e njëjta nuk është pranuar pasi që rruga në fjalë ka 3 korsi të ngushta, ndërkaq nëse vendoset parkimi zonal atëherë do të ngelen vetëm dy për komunikacion, të cilat do të ishin të pamjaftueshme për këtë rrugë që shpesh ka komunikacion të dendur.

“Projekti për zgjerimin e parkimit zonal, gjegjësisht zonën A, duke filluar nga Gjykata e Tetovës deri te rreth rrotullimi me rrugën Industriale, është ne proces për të marrë lejen e duhur ne Sektorin për Punë të Brendshme ne Tetovë. Ky është një projekt mjaft i rëndësishëm meqë me këtë do të dyfishohet numri i vend-parkimeve dhe do të fitohen 400 vend parkime shtesë, që gjithashtu do të ndikojë në reduktimin dhe rregullimin e trafikut në këtë zonë të qytetit. Komuna e Tetovës do të bëjë ndërtimin e parkingjeve të reja të mbyllura, në pjesën afër tregut të gjelbër të qytetit, dhe gjithashtu parkingjet e mbyllura ekzistuese do të  bëhen në kate me konstruksion çeliku dhe betoni me çka do të dyfishohet numri i vend parkimeve në to”, thonë për Portalb.mk nga Komuna e Tetovës.

Zëvendës komandanti i Policisë Rrugore – Tetovë, Besir Qamili thotë se problemi i parkimeve është i komunës ndërsa policia  për siguri në komunikacion në koordinim me komunën është duke marrë masa për të zgjedhur këtë problem.

“Është problemi i komunës dhe komuna merret me këtë. Ne bashkëpunojmë rregullisht me komunën, dhe normalisht që punojmë në kontinuitet që të minimizohet ky problem. Ne si stacion policor për sigurinë në komunikacion në kontinuitet marrim masa dhe aktivitete në bashkëpunim me komunën që ky problem të kalohet. P.sh, në pjesën qëndrore të qytetit kemi një numër të madh të veturave të cilat parkohen gabimisht, dhe normalisht kemi një numër të madh të pjesëmarrësve në komunikacion dhe për atë arsye kemi probleme me parkingun. Infrastruktura është ajo që është, ne normalisht me komunën kemi marrë masa për tejkalimin e problemit, a ne si stacion policor në kuadër të Sektorit për Punë të Brendshme, në bazë të mundësive tona dhe në bazë të ligjit, në terren jemi gjithnjë, e kontrollojmë pjesën qendrore të qytetit.

Po nga policia thonë se zgjerimi i  parkimeve  do të kontribuonin që në qytet të zgjidhet ky problem.

“Ne kemi strategji që infrastruktura në qytet të zgjerohet, të hapen rrugë të reja, dhe parkingje të reja. Unë mendoj, vetëm në atë mënyrë do të zvogëlohet komunikacioni në qytet, qyteti do të jetë më i lirshëm në atë moment kur do të ketë vende adekuate për veturat ku mund të parkohen. “ thotë Zëvendës komandanti i Policisë Rrugore – Tetovë, Besir Qamili.

Ndryshe, kryerja e Komunës së Tetovës Teuta Arifi disa herë ka premtuar se do të zgjerohet parkimi zonal në qytet. Së fundi, të njëjtën e deklaroi në një intervistë për Portalb në maj të këtij viti ku tha se kanë përgatitur dokumentacionin dhe pret përgjigje nga MPB.

Paratë për pagesën e parkingut tha se hyjnë vetëm në Ndërmarrjen Publike për parkingje: për rroga, për mirëmbajtjen e makinerisë, parkimeve.

LEXO: Parkimi zonal në Tetovë i ka lënë banorët pa parking, paralajmërohen protesta
LEXO:  Parkimi zonal në Tetovë, problem që ende nuk ka zgjidhje

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button