Sulm vetëvrasës në Somali, 12 të vdekur

 Të paktën 12 persona kanë humbur jetën si pasojë e një serie sulmesh vetëvrasëse në kryeqytetin e Somalisë, Mogadishu, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas burimeve të sigurisë, dy shpërthime me autobombë kanë shënjestruar një hotel i cili shpesh vizitohet nga zyrtarët qeveritarë në Mogadishu.

Sipas vlerësimeve të para, 12 persona, përfshirë edhe sulmuesit vetëvrasës, kanë humbur jetën.

Një shpërthim tjetër ka ndodhur po ashtu në parkingun e një hoteli në afërsi të qendrës policore.

Dëshmitarët okularë njoftuan se sulmues të armatosur kanë hyrë në hotel pas shpërthimeve dhe se janë dëgjuar të shtëna.

Ndërkohë, organizata terroriste Al-Shabab ka marrë përsipër sulmet përmes një faqeje të saj të internetit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button