Merkel i përgjigjet Haradinajt: Mbështesim anëtarësimin e Kosovës në Interpol

Kancelarja gjermane i është përgjigjur letrës së kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, në të cilën ai ka treguar synimin e Kosovës për tu bërë anëtare e Interpolit, njofton Koha.net.

Merkel në këtë letër, të publikuar nga Haradinaj thotë se Gjermania mbështet anëtarësimin e Kosovës dhe se kjo do të fuqizonte integrimin e Republikës së Kosovës në bashkësinë ndërkombëtare dhe do të përmirësonte bashkëpunimin në fushën e sigurisë, transmeton koha.net.

Haradinaj këtë e ka bërë të ditur në llogarinë private të tij në Facebook, ku ka shkruar:

“Gjermania mbështetë fuqishëm anëtarësimin e Kosovës në Interpol!

Këtë e konfirmon letra nga Kancelarja Angela Merkel, të cilën e pranova sot përmes ambasadorit Christian Heldt. Mbështetja e fuqishme e Gjermanisë mike për anëtarësimin e Kosovës në Interpol vjen në një moment kyç për konsolidimin ndërkombëtar të vendit tonë. Kancelarja Merkel vë në pah se ky akt do ta fuqizojë integrimin e Republikës së Kosovës në bashkësinë ndërkombëtare, dhe është në shërbim të përmirësimit të bashkëpunimit në fushën e sigurisë dhe hetimit të krimit transnacional. Thellësisht mirënjohës shtetit gjerman për mbështetjen e vazhdueshme.”

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button