Gjermani, automjetet dizel ndalohen edhe në Këln dhe Bon

Gjykata Administrative e Këlnit në Gjermani ka vendosur të ndalojë qarkullimin e disa automjeteve dizel në qendrat e qyteteve Këln dhe Bon duke filluar nga 1 prilli i vitit 2019, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas vendimit të gjykatës, automjetet me standard të emetimit Euro 4, që nga data 1 prill e vitit të ardhshëm nuk do të mund të hyjnë në qendrën e Këlnit dhe Bonit.

Ndalesa në fjalë do të përfshijë edhe automjetet dizel Euro 5 nga 1 shtatori i vitit 2019.

Me vendimin në fjalë synohet reduktimi i ndotjes së ajrit në dy qytetet.

Bashkia e Këlnit planifikon që në vitin 2019 t’i zëvendësojë autobusët e transportit publik me autobusë elektrikë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button