Ndryshimet kushtetuese në Maqedoni, Micotakis: Amendamentet, më të këqija se vetë Marrëveshja e Prespës

Kryetari i partisë opozitare më të madhe greke Demokracia e Re, Kirjakos Micotakis, fjalimin para grupit të tij të deputetëve në mbledhjen e sotme e filloi me çështjen e emrit dhe Marrëveshjen e Prespës, duke dërguar kritika te Qeveria aktuale greke, lajmëroi korrespondentja e MIA-s nga Athina.

Micotakis tha se ndryshimet kushtetuese te ne janë ende më të këqia nga vetë marrëveshja, por edhe përsëriti se partia e tij  nuk do të votojë për ratifikim të zgjidhjes mes dy vendeve.

“Në çështjen e Shkupit, Marrëveshja e Prespës vazhdimisht e rrit numrin e fakteve negative tashmë të përfunduara, siç duket nga procesi i revizionit të vendit fqinj. Ato punë që sillen për revizion  në Kushtetutën e re të Shkupit janë ende më të këqia nga vetë Marrëveshja e Prespës. Përkatësisht ta them këtë më thjeshtë: me vendimet e tij, Qeveria i lejoi Shkupit tashmë të tallet me Greqinë”, tha Micotakis para deputetëve të Demokracisë së Re.

Lideri i partisë opozitare më të madhe greke edhe njëherë porositi se ata nuk do të votojnë për Marrëveshjen e Prespës dhe theksoi se Cipras “obligohet  që ratifikimi në Parlament  të jetë para zgjedhjeve, duke u përpjekur  për ndonjë shkëmbim”.

“Edhe njëherë do të them, Demokracia e Re nuk do të votojë për Marrëveshjen e Prespës, as tani,  as pas zgjedhjeve. Ndërsa mënyra e vetme, me siguri, të mos ratifikohet kjo marrëveshje është të mbahen  zgjedhje kombëtare para se të vjen në Parlament. Por, e dukshme është se Cipras është përkushtuar çështjen e Shkupit ta kalojë në Parlament, para se vendi të shkojë  në zgjedhje dhe se synon për ndonjë lloj të shkëmbimit. Një është e sigurt, nuk bëhet fjalë për shkëmbime që do të jenë në interes të vendit, por për disa privilegje politike të përkohshme për të cilat Cipras ka iluzion se do t’i shërbejnë atij dhe partisë së tij”, tha kryetari i Demokracisë së Re.

Micotakis, në vazhdim e përmendi edhe  dorëheqjen e Koxiasit ku edhe njëherë pyeti pse Cipras nuk e publikon letrën  e ish ministrit të Punëve të Jashtme të Greqisë, si dhe të dhënat e seancës qeveritare e cila ishte e përpiktë që Koxias ta braktisë Qeverinë. Lideri i Demokracisë së Re shtoi se  tërë kjo  është në një periudhë  derisa  presin që marrëveshja  të vjen për ratifikim  në Parlament, që të shohin  se ç’farë shumice do të ketë dhe “a do të shkojë Koxias  përmes derës apo dritares”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button