Han: Nëse zbatohen reformat, ka gjasa reale që në vitin 2025 të ketë anëtarësime të reja në BE

Eurokomesari për zgjerim dhe fqinjësi të mirë, Johanes Han, në një intervistë për “Di Velt”, thotë se viti 2025 është datë reale për pranim të anëtarëve të reja nga Ballkani, por vetëm nëse plotësohen kriteret, njofton Portalb.mk.

“Data 2025 është indikativ, por nëse intensifikohet implementimi i reformave ai është mjaft realist. Por, të gjitha kriteret për anëtarësim patjetër që të plotësohen, nuk ka rrugë të shkurtër. Motoja është “kualiteti përpara shpejtësisë”, thotë Han.

Ai në intervistë edhe njëherë e ka përshëndetur votimin për ndryshimet kushtetuese në Kuvendin e Maqedonisë.

“U jam falënderues të gjithë deputetëve të cilët e kanë plotësuar përgjegjësinë dhe i kanë vendosur interesat e shtetit përpara të partisë. Veçmas kjo vlen për deputetët nga opozita të cilët votuan kundër linjës partiake dhe i kanë pësuar pasojat nga ajo, gjegjësisht janë përjashtuar nga partia”, deklaroi Han.

Ai është i bindur se Marrëveshja e Prespës do të votohet në Greqi dhe thotë se kjo Marrëveshje do të dërgojë sinjal të qartë për paqe në mbarë Ballkanin.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button