Lavrov: Trump dëshiron zhvillimin e marrëdhënieve me Rusinë

Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergey Lavrov, ka deklaruar se presidenti amerikan, Donald Trump, është një njeri racional i cili dëshiron të zhvillojë marrëdhënie të mira me Rusinë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një intervistë për gazetën spanjolle “El Pais”, Lavrov theksoi se Trump në mënyrë të vazhdueshme ka ripërsëritur se është i gatshëm të zhvillojë marrëdhënie të mira me Moskën zyrtare.

“Edhe pse për interesat e SHBA-ve janë në vendin e parë, megjithatë ai e kupton se për amerikanët më i dobishëm është bashkëpunimi me Rusinë në vend të mbajtjes së konfliktit të përhershëm”, ka thënë Lavrov.

I pyetur në lidhje me marrëdhëniet midis Rusisë dhe Izraelit në Siri, Lavrov tha se pala izraelite ndonjëherë nuk kryen obligimet e veta në lidhje me dërgimin e paralajmërimeve për ushtrinë ruse gjatë operacioneve ushtarake.

Ai kujtoi se në mars të vitit të kaluar, trupat ruse u gjetën në rrezik, si pasojë e bombardimit të qytetit Palmyra nga avionët izraelitë, për çka tha se Rusia ka paralajmëruar Izraelin se veprime të tilla mund të shkaktojnë pasoja tragjike.

Lavrov theksoi se pavarësisht paralajmërimeve, ushtria izraelite vazhdon me sulmet ajrore.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button