Turqia e përjashtuar nga sanksionet amerikane ndaj Iranit

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, njoftoi se vendi i tij do të lirojë tetë shtete, përfshirë edhe Turqinë, nga sanksionet ndaj sektorit të naftës së Iranit, konkretisht ndalesa e importit të naftës, raporton Anadolu Agency (AA).

“Kinës, Indisë, Italisë, Greqisë, Japonisë, Koresë së Jugut, Tajvanit dhe Turqisë do t’u garantohet përjashtim në lidhje me sanksionet ndaj Iranit”, tha Pomepo para gazetarëve.

“Secili nga këto vende ka zvogëluar në masë të madhe tregtinë me Iranin në gjashtë muajt e fundit, madje dy prej tyre i kanë dhënë fund tërësisht blerjes së produkteve nga Irani”, deklaroi Pompeo.

Në fundjavë, Pompeo tha se sanksionet shënjestrojnë qeverinë e Iranit.

“Qëllimi ynë është të detyrojmë Iranin të braktisë aktivitetet e dëmshme. Këto sanksione shënjestrojnë regjimin e Iranit, administratën e keqe të qeverive të saj, e jo popullin që vuan nga vjedhja dhe tirania e tyre”, ka thënë Pompeo.

Pas tërheqjes së njëanshme të SHBA-së nga marrëveshja bërthamore me Iranin më 8 maj, Departamenti i Thesarit njoftoi do të rikthejë sanksionet ndaj Iranit në dy faza, 90 dhe 180-ditore.

Sanksionet e para pas 90 ditëve nga tërheqja hynë në fuqi më 7 gusht ndërsa pjesa e dytë filloi nga dita e sotme.

Departamenti Amerikan i Shtetit javën e kaluar njoftoi se sanksionet do të përfshijë në veçanti sektorët si ai i energjisë, bankave, logjistikës dhe kompanive të sigurimeve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button