Tetë nga dhjetë prindër në Maqedoni përdorin metoda të dhunshme për t’i edukuar fëmijët

Tetë prej dhjetë prindërve në Maqedoni përdorin metoda të dhunshme që t’i disiplinojnë fëmijët e tyre, pa dallim nëse bëhet fjalë për dhunë psikike apo fizike. Kjo mund të ketë ndikim të madh negativ ndaj zhvillimit psikik, fizik, social dhe emocional. Për atë në Maqedoni fillon fushata “Edhe prindëria mësohet” e cila ka për qëllim, bashkë me masat tjera që i ndërmerr shteti, t’i ndryshojë gjendet e këtilla, të tregohet për atë se cilat janë pasojat e sjelljes së dhunshme ndaj fëmijëve, pasi që ka edhe mënyra tjera të cilat prindërit mund t’i përdorin, por edhe t’u ofrojnë mbështetje prindërve për prindërim të përgjegjshëm, njofton Portalb.mk.

“Prindëria nuk është gjithmonë e lehtë. Ajo sipas të gjitha gjasave është detyrë e rëndë. Themi se ajo është çështje individuale, çdokush me fëmijën e tij në shtëpi, në familje, por nuk është ashtu. Ne të gjithë ndikojmë te fëmijët tanë, ata janë gjenerata e ardhshme e shoqërisë sonë dhe shoqëria e ka për obligim të krijojë qytetarë produktivë të cilët do të zhvillohen në mjedis të shëndetshëm, të ndjehen të fuqishëm dhe të dashur dhe pastaj do të japin kontribut në avancimin e tërë jetesës në Maqedoni”, tha ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Milla Carovska.

Ajo vlerëson se nëpërmjet çerdheve mund të jepet kualitet plotësues në edukimin e fëmijëve, por edhe kahëzimin dhe edukimin e prindërve.

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe tha se në vitet e para të jetës, truri i njeriut zhvillohet me shpejtësi më të madhe, dhe në atë periudhë çdo përvojë individuale ndikon ndaj zhvillimit dhe e shpalos mënyrën në të cilën mendon, sillet, ndihet apo mëson fëmija gjatë jetës.

“Hulumtimet tregojnë se fëmijët të cilët janë dëshmitar ose vetë vuajnë nga dhuna, sipas të gjitha gjasave do të vuajnë nga dhuna si të rritur, por edhe vetë ata mund të bëhen dhunues”, tha ai.

Euroambasadori, Samuel Zhbogar ka theksuar se ky është problem i tërë Evropës. Të dhënat e Organizatës Botërore të Shëndetit (OBSH) janë alarmante, dhe të njëjtat reagojnë se çdo i 10 fëmijë është i keqpërdorur seksualisht, çdo i katërti është i dhunuar, ndërkaq thuajse çdo i treti fëmijë është i ekspozuar ndaj keqpërdorimit psikologjik. Te fëmijët me pengesa rezultatet tregojnë, tre herë numra më të mëdhenj, krahasuar me të dhënat për fëmijët tjera.

“Raporti i KE-së për Maqedoninë për këtë pranverë tregon se edhe pse të drejtat e fëmijës janë të bazuara në ligj, legjislativi ekzistues duhet që të zbatohet. Ky raport, gjithashtu thekson se ka shumë kapacitet të vogël për sigurimin e mbështetjes, mbrojtje dhe kujdes për fëmijët. Më vjen mirë që shoh se tani po zhvillohet aksion i cili do të ketë për qëllim këto çështje”, tha Zhbogar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button