Mandati i Gruevskit të martën do të diskutohet në Komision parlamentar

Komisioni parlamentar për çështje të  mandateve dhe imunitetit, të martën më 6 nëntor do të diskutojë për  mandatin e  ish kryeministrit Nikolla Gruevski.

Nga Kuvendi informojnë se, seanca është caktuar pasi Gjykata Themelore Shkupi 1 ka njoftuar Kuvendin se Gruevski është i dënuar me dy vite burg për rastin “Tanku”.

Komisioni do të duhet të vendosë nëse Gruevski është i denjë për të kryer detyrën e deputetit, ndërkaq pas rekomandimit  fjalën e fundit do ta jep Parlamenti.  Për marrjen e imunitetit e nevojshme është dy e treta e shumicës parlamentare, e cila vështirë që mund të arrihet, duke marrë parasyshë që 8 deputetët e grupit të ri parlamentar që votuan për ndryshimet kushtetuese kanë njoftuar se nuk do tа përkrahin një vendim të tillë, transmeton Shenja. 

Dje Gjykata penale e refuzoi  kërkesën e ish kryeministrit Nikolla Gruevski që t’i shtyhet afati për të vuajtur burgun. Gjykata Penale shpjegoi se vendimin ua ka dorëzuar palëve që e kanë bërë ankesën, dhe ua kujton se në afat prej tre ditësh, kanë të drejtë ankese tek Këshilli Penal.

Këshilli Penal do të ketë në dispozicion tre ditë të tjera për të marrë vendim. Nëse edhe Këshilli Penal e vërteton vendimin e mëparshëm, atëherë vendimi hyn menjëherë në fuqi, dhe  Gruevski me automatizëm duhet të shkojë në burg.

Gjatë javës së kaluar, Gruevskit i dorëzuan ftesën për t’u paraqitur në burg, për vuajtjen e dënimit prej 2 vjetësh burg, për shkak të ndikimit të paligjshëm gjatë blerjes së Mercedesit të blinduar të MPB-së. Afati përfundimtar kur Gruevski duhet të paraqitet në burg është 8 nëntor, që koincidon edhe me afatin për vendim të Këshillit Penal. Nëse eventualisht Gruevski shkon në burgun e Shutkës për të vuajtur dënimin, përsëri ka gjasa që ai të dalë nga burgu nëse Gjykata Supreme ia pranon ankesën.  

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button