Hong Kong, i gatshëm të licencojë kriptovalutat

Hong Kongu mund të bëhet vendi i radhës i cili vendos të rregullojë kriptovalutat me autoritetet të gatshme të ndërmarrin një hap të tillë.

Autoritetet thanë se kanë të gatshëm një bazë ligjore konceptuale e cila mund të përdoret për të rregulluar aktivitetin e bursave kriptografike të cilat operojnë jashtë ligjeve financiare në fuqi, përcjell Koha.net.

Disa prej platformave më të mëdha në botë të tregtimit të kriptovalutave kanë zgjedhur Hong Kongun si bazë për operacionet e tyre.

Megjithatë Japonia njihet si vendi i kriptovalutave. Ky vend tashmë ka prezantuar licencimin e bursave, por kritikat nuk kanë munguar.

Binance, platforma më e madhe në botë e këmbimit të kriptovalutave, e konsideron rregulloren Japoneze si tejet të shtrënguar.

Po Hong Kongu si do të veprojë? Aktualisht nuk ka zëra për licencimin e bursave./PCWorld Albanian

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button